Microsoft word - 13. broshure_permbledhje e terminologjise per sigurine e pac.doc
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
Përmbledhje e Terminologjisë për Sigurinë e Pacientit dhe Mjekimin e Sigurt.
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
Termi Aksident- accident : Një ngjarje e pa-planifikuar, e papritur,dhe e padëshiruar zakonisht me pasoja anësore ( Senders, 1994). Gabim aktiv (shiko gjithashtu gabim) –active error ( error) : Një gabim i lidhur me përgatitjen e punës që ne vijën e parë të një sistemi kompleks, efektet e të cilit pothuajse ndihen menjëherë. ( Reason, 1990, f.173). Dështim aktiv ( shiko gjithashtu gabim aktiv ) – active failure : Veprime ose procese gjate përgatitjes së kujdesit qe ka lidhje direkte me pacientin, te cilat dështojnë ne arritjen e qëllimeve që priten prej tyre, p.sh.,gabime te ekzekutimit dhe mosekzekutimit.( omission commission). Ndërsa disa dështime aktive mund te çojnë ne dëmtim te pacientit, disa te tjera jo. (Wade, 2002, Davis, 2003). Gabime te administrimit (shiko gjithashtu gabime te mjekimit) – administration error : Çdolloj tip i gabimeve te mjekimit, të ekzekutimit mosekzekutimit, qe ndodh ne shkallen e administrimit kur mjekimi duhet te jepet nga infermieri, ose vete pacienti ose kujdestari. Ngjarje e padëshiruar nga bari (ilaçi) ( shiko gjithashtu ngjarje e rënde anësore nga bari, ngjarje e parandalueshme anësore nga bari, ngjarje e pa- parandalueshme anësore nga bari) – adverse drug event: Çdo dëmtim i pacientit qe ndodh gjate terapisë me barna dhe qe rezulton, o nga kujdesi i duhur, o nga kujdesi i pa përshtatshëm apo jo optimal. Ngjarje anësore nga bari përfshin reaksion anësor te barit gjate përdorimit normal te mjekimit, dhe çdo dem sekondar si pasoje e një gabimi ne mjekim, gjithë gabimet se bashku si te heqjes dhe vënies (omission commission) Një ngjarje anësore nga bari mund te çoje ne përfundime te ndryshme, veçanërisht: ne përkeqësim te patologjisë ekzistuese, ne mos përmirësimin e pritshëm te gjendjes shëndetësore, ne shpërthimin e një patologjie te re ose që duhej të parandalohej, në ndryshim te një funksioni organik, ose në helmim si pasoje e ilaçit te dhëne.
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
Reaksion (kundërveprim) anësor nga bari (shiko gjithashtu raportim mandator, raportim vullnetar) – adverse drug reaction: Reaksion anësor nga bari : Nënkupton një përgjigje ndaj një produkti mjekësor, e cila është e dëmshme (helmuese) dhe e padëshiruar që ndodh në doza normalisht të përdorura tek njerëzit për profilaksi, për terapi në sëmundjet ose për rivendosjen, korrigjimin, apo modifikimin e funksionit fiziologjik: Reaksion anësor serioz i barit (serious adverse drug reaction): Nënkupton një veprim anësor qe rezulton në vdekje, është kërcënues për jetën, kërkon shtrim në spital ose zgjatje të periudhës se shtrimit ekzistues, që rezulton ne invalidizim të përhershëm dhe te rëndësishëm apo paaftësi, ose në një anomali kongjenitale/ defekt në lindje. Reaksion anësor i paparashikuar i barit (unexpected adverse drug event) : Nënkupton një reaksion anësor , natyra, graviteti, apo përfundimi i të cilit nuk qëndron me të dhënat e karakteristikave te barit. Ngjarje anësore (e kundërt) (shiko gjithashtu dëmtim, jatrogjenik, incident, plagosje) – adverse event: Një dëmtim i padëshiruar shkaktuar me tepër nga menaxhimi mjekësor sesa nga procesi i sëmundjes ( Michel, 2004) Incident i sigurisë se pacientit (patient safety incident) : Çdo incident(e) i padëshirueshëm ose i papritur që mund të çojë apo ka shkaktuar dëmtim një apo më shumë personave që kanë marrë shërbim të kujdesit shëndetësor . “Incident i sigurisë se pacientit” Është një term ombrelle që përdoret për te përshkruar një incident te vetëm ose një seri incidentesh që ndodhin ne kohe. (NPSA, 2004) Shkrehës i një ngjarje anësore, shënues ( shiko gjithashtu ngjarje e kundërt, ngjarje e kundërt nga bari) – adverse eventtrigger, marker : Shkrehësi i ngjarjes anësore - adverse event trigger :
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
Të dhëna klinike të lidhura me kujdesin e pacientit që dëshmojnë me probabilitet të arsyeshëm që një ngjarje e kundërt ka ndodhur ose do te ndodhë. Një shembull për te dhëna për një shkrehës te ngjarjes se kundërt, është një përshkrim i mjekut për antidot, një ndërprerje të mjekimit (stop!), ose uljes se dozës.(Aspden, 2004) Shkrehësit dhe shënjuesit e ngjarjes anësore nga bari- adverse drug event triggers and markers : Një mjekim, vlere laboratorike, ose një tregues tjetër që nxisin shqyrtime të mëtejshme mbi kujdesin ndaj pacientit me qellim që të zbulohen ngjarje të kundërta nga barnat të cilat përndryshe do të ngelen të pakapura dhe të pa raportuara. Shembuj të shkrehësve dhe shënjuesve përfshijnë : diphenhydramine, naloxone, aPTT me i madh se 100 sek., glukoza ne serum më pak se 50, rrëzimet, shpërthim urtikarie, dhe vdekje. (AHA&ISMP,2002). Shkaku (shiko gjithashtu, analize e thelle e shkakut) –cause : Një faktor i mëparshëm që kontribuon në një ngjarje, efekt, rezultat ose përfundim një shkak mund të jete pasues i saj që menjëherë paraprin përfundimin, siç mund të jete një veprim. Një shkak gjithashtu mund të jetë në largësi, siç janë faktorët strukturale që influencojnë veprimin, kontribuojnë kështu në përfundimin. Përfundimet (outcome) nuk kanë asnjëherë një shkak të vetmuar.(Wade, 2002) Shkaktoj (shiko gjithashtu analize e thelle e shkakut) – causation Veprimi qe ka sjelle efektin: marrëdhënia shkaktuese midis aktit dhe efektit , shkak pasoje. Përshkrimi kompjuterik, kompjuterizimi i formularëve mjekësore - computer prescribing - computer physician order entry (CPOE): Sisteme klinike që shfrytëzojnë të dhëna nga farmacia, laboratori, radiologjia, dhe sistemi i monitorimit të pacientit që t’i transmetojë mjekut apo infermieres planin terapeutik dhe diagnostiko, dhe të alarmojë furnizuesin (provider) për çdo alergji apo kundër indikacion që mund te ketë pacienti kështu që porosia, urdhëresa të rishikohet menjëherë në piken
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
hyrëse para se të shpërndahet elektronisht për veprimin mjekësor të planifikuar. ( Aspden,2004) Shtrëngim, sforcim (shiko, funksionim i sforcuar) – constraint: Një kufizim i mundësive të përdorshme, për të mbajtur sjelljen e punonjësve në zonën e “sigurisë”. (Leape, 1998). Faktorët kontribuues (shiko gjithashtu, analizën e thelle te shkakut) – contributing factor : Një faktor paraprak për një ngjarje, efekt, rezultat ose përfundim të ngjashëm me një shkak. Një faktor kontribuues mund të përfaqësoje një dështim aktiv ose një arsye pse dështimi aktiv ndodhi, siç është një faktor situacional ose një kusht latent që luan rol në gjenezën e përfundimit.(Wade 2002) Rrezikshmëria (shiko gjithashtu rruga, mënyra e dështimit dhe analiza e efektit, pasojës) – criticality Numri i prioritetit te rrezikut– risk priority number (RPN) : Vendos rrezikshmërinë e mënyrës se dështimit dhe ndihmon te përcaktoje nëse rreziku i dështimit duhet të pranohet ( mos bej asgjë për potencialin(mundësinë) e dështimit), të kontrollohet (ndërmerren veprime për rritur zbulimin ose reduktimin rrezikut për një dështim të mundshëm), ose, të eliminohet ( parandalimi i mundësisë së dështimit). Ky numër luan rol në procesin e analizës së mënyrës së dështimit dhe pasojës. (AHA&HRET&ISMP, 2002) Kultura e sigurisë (shiko, pikërisht kulture, just culture) – culture of safety : Një model i mënyrës së sjelljes organizative dhe individuale bazuar në shkëmbimin e vlerave dhe besimeve, që vazhdimisht kërkon të minimizoje dëmtimin e pacientit që mund të vijë nga procesi i shpërndarjes së kujdesit . (Aspden, 2004) Gabim i shpërndarjes se barit (ilaçit) – dispensing error (shiko, siguria e mjekimit-medication safety) : Një deviacion nga përshkrimi i shkruar i interpretueshem ose formulari i mjekimit, ku përfshihen modifikime të shkruara të bëra nga farmacisti që pason kontaktin me përshkruesin ose në pajtim me politiken e farmacisë. Çdo shmangie nga referimet profesionale ose rregullatorë, ose
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
udhërrëfyesve, që prekin procedurat e shpërndarjes gjithashtu konsiderohet si një gabim i shpërndarjes. (Beso, 2005) Probleme qe lidhen me procesin terapeutik – drug-relatedproblem: Një ngjarje ose rrethana që përfshijnë terapinë me barna që aktualisht ose potencialisht interferon me përfundimet e dëshiruara shëndetësore.(PCNE, 2003) Gabim –error : Një term i përgjithshëm për të qarkuar të gjitha ato rrethanave të cilat një sekuence e aktivitetit të planifikuar mendor dhe fizik dështon në arritjen e përfundimit të dëshiruar, dhe kur këto dështime nuk mund tu ngarkohen ndërhyrjes për ndryshim të disa degëve . (Reason, 1990, f, 9) : Dështim të veprimeve të planifikuara për të arritur fundin e dëshiruar pa ndërhyrjen e disa ngjarjeve të paparashikuara. (Reason, f.71) Gabim i ekzekutimit—error of commission : Një gabim që vjen si pasoje e një veprimi të kryer. (JCAHO, 2002) Gabim i mos ekzekutimit –error of omission : Gabim si pasoje një veprimi qe nuk është kryer ( JACHO, 2002) Udhërrëfyes te bazuar ne evidence (fakte) –evidence-basenguidelines : Një protokoll me marrëveshjen e përgjithshme për të manovruar problemet periodike të menaxhimit me qellim reduktimin e ndryshimit të praktikes dhe përmirësimin e përfundimeve shëndetësore. Zhvillimi i udhërrëfyesve ve theksin në përdorimin e evidencës së qartë nga literatura ekzistuese, sesa opinionin e eksperteve si bazë për materialet këshilluese ( Aspden, 2004) Analiza e mënyrës dhe efekteve te dështimit – failure mood andeffect analysis ( FMEA) : Metodë e vlerësimit të rrezikut bazuar në analizën e menjëhershme të mënyrave të dështimit, pasojave të tyre dhe faktorëve shoqërues. Kjo metodë sistematike përdoret për te identifikuar dhe parandaluar problemet në produktet dhe procese para se ato të ndodhin. Limitacion te sjelljes – forcing function :
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
Diçka që pengon sjelljen për të vazhduar deri sa të korrigjohet problemi ( Lewis & Norman, 1986, in Reason, 1990. f. 161), veçori të planifikuara që e bëjnë të pamundur kryerjen e një akti të veçante të gabuar. Dëm—harm : Dëmtim i përkohshëm apo permanent fizik, emocional, ose psikologjik, i funksionit ose strukturës të trupit/ ose dhimbje që rezulton prej kësaj që kërkon ndërhyrje, ( NCC MERP, 1998) Barna te rrezikshmërisë se larte- high-alert medications : Barna të cilat shfaqin një rrezik të larte për të shkaktuar dëmtim të pacientit kur përdoren në mënyrë të gabuar. Megjithëse gabimet mund ose jo të jenë të zakonshme me këto barna, pasojat e një gabimi me këto barna janë në mënyrë të qartë shkatërruese për pacientin ( Cohen,1999;ISMP,2003) Faktorët njerëzore—human factors : Studimi i ndërveprimeve midis njerëzve, mjetet që përdorin, ambientin ku jetojnë dhe punojnë, dhe dizenjimin i një procesi eficent dhe të fokusuar tek njeriu për të përmirësuar seriozitetin (besueshmërinë) dhe sigurinë. (RFM, Wade,2002) = Siguri –safety : Të qenit i lirë nga dëmtimet aksidentale Ngjarje anësore – adverse event: Një dëmtim lidhur me menaxhimin mjekësor, në kontrast me komplikacionet e sëmundjes. Menaxhimi mjekësor përfshin të gjitha aspektet e kujdesit, duke futur diagnozën dhe trajtimin, dështim të diagnozës ose trajtim, dhe sistemeve dhe pajisjeve të përdorura për të dhënë kujdes. Ngjarjet anësore mund të jenë të parandalueshme ose të pa- parandalueshme. Ngjarjet anësore te parandalueshme-preventable adverse event: Një ngjarje anësore e shkaktuar nga një gabim ose tipa te tjerë të dështimit të sistemit ose të aparaturave.
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
„Goditjet e sakta pa qellim“ ose“ te shpëtosh për fije“—„near miss“ ose „close call“: Gabime serioze ose incidente të cilat kanë potencialet shkaktojnë ngjarje anësore por dështojnë të ndodhin për shkak te rastësisë ose për shkak të ndërprerjes së procesit. Quhen gjithashtu ngjarje anësore potenciale ( te fuqishme, të mundshme). Ve ne rrezik — hazard: Çdo kërcënim i sigurisë, p.sh., praktika të pasigurta, sjellje, pajisje, emërtime(etiketa), emra. Sistem – system : Një grupim elementesh me varësi të ndërsjelle (njerëz, proces, pajisje) të cilat ndërveprojnë për të arritur një qellim të përbashkët. Ngjarje—event : Çdo devijim nga kujdesi mjekësor i zakonshëm që shkakton një dëmtim pacientit ose paraqet rrezik dëmtimi. Përfshihen, gabime, ngjarje anësore të parandalueshme dhe vëniet në rrezik. Incident—incident( ose adverse incident): Çdo devijim nga kujdesi mjekësor i zakonshëm që shkakton dëm apo paraqet rrezik për dëm ndaj pacientit. Përfshin gabimet, ngjarjet anësore të parandalueshme, dhe vëniet në rrezik. Ngjarje anësore të fuqishme—potential adverse event: Një gabim serioz ose incident që ka potencialin për të shkaktuar një ngjarje anësore por dështon si pasoje e rastësisë apo ndërprerjes ( gjithashtu quhen „goditjet e sakta“ „ të shpëtosh për fije“- near miss, close call) Gabimet e fshehura, të heshtura (latente)—latent error ( orlatent failure) Një defekt në planifikim (dizenjim), organizim, trajnim ose mirëmbajtje në një sistem që çon në gabime të operatorit efektet e të cilit janë në mënyre tipike të vonuara. Gabime të lidhura me barnat—medication error : Çdo ngjarje e parandalueshme që mund të shkaktojë apo të çojë në përdorim të papërshtatshëm të përdorimit të barnave ose dëm të pacientit ndërkohë
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
që mjekimi është nën kontroll të kujdesit profesional mjekësor, pacientit, ose konsumatorit. Ngjarje të tilla mund të lidhen me praktikën profesionale, produktet e kujdesit shëndetësor, procedurat dhe sistemet, duke futur përshkrimin; komunikimin e porosisë; etikimin e produktit; paketimin; dhe nomenklaturën; përbërësit; shpërndarjen; grupimin; administrimin; etikimin; monitorimin dhe përdorimin. Siguria e barnave—medication safety ; Të jesh i lirë nga dëmtimet aksidentale gjatë kursit të përdorimit të barnave: aktivitete për të mënjanuar, parandaluar, ose korrigjuar ngjarjet anësore nga barnat të cilat mund të rezultojnë nga përdorimi i barnave. Neglizhence—negligence; Dhënësi i kujdesit dështon në arritjen e standardeve të kujdesit që pritet mesatarisht nga një punonjës i kualifikuar për tu kujdesur për pacientin në fjalë. Nosokomial—nosocomial : Që i takon ose e ka origjinën në mjetet e kujdesit shëndetësor Siguria e pacientit—patient safety: Të qenit i lirë nga dëmtimet aksidentale gjatë kursit të kujdesit mjekësor; aktivitete që mënjanojnë, parandalojnë, dhe korrigjojnë përfundimet anësore të cilat mund të rezultojnë nga dhënia e shpërndarja e kujdeset shëndetësor.-- -- identifikimi, analizimi dhe menaxhimi i rreziqeve dhe incidenteve të lidhura me pacientin, në mënyrë që ta bëjë kujdesin ndaj pacientit më të sigurt dhe të minimizojë dëmtimin e pacientit. Menaxhimi i rreziqeve—risk managment : Aktivitete administrative dhe klinike të ndërmarra për të identifikuar, vlerësuar dhe pakësuar rizikun për dëmtim të pacientit, stafit, vizitoreve dhe rrezikut për disfatë të vetë organizatës ----identifikimi, vlerësimi, analizimi, kuptimi, dhe veprimi ndaj çështjeve të rrezikut në mënyre që të arrihet një balance optimale e përfitimit dhe kostos së rrezikut. Analiza e thellë e shkakut— root cause analysis;
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
Një teknike hetuese sistematike e cila vështron përtej individëve të interesuar dhe kërkon të kuptojë shkaqet themelore dhe kontekstin ambiental në të cilin ka ndodhur incidenti. Analiza fokusohet në identifikimin e kushteve latente që mbulojnë luhatje në performancë dhe në zhvillimin e rekomandimeve për përmirësim për të ulur gjasat për përsëritje Ngjarjet roje (rojtare) – sentinel event: Një ndodhi e papritur që çon në vdekje ose dëmtim serioz fizik dhe psikologjik, ose në rrezik prej saj. Dëmtimet serioze veçanërisht përfshijnë humbjen e gjymtyrës ose funksionit. Fraza“në rrezik prej saj“ përfshin çdo luhatje të procesit prej të cilit një përsëritje mund të mbaje një shans të theksuar për një përfundim anësor serioz. Ngjarje të tilla janë quajtur „rojtare“ sepse ato sinjalizojnë nevojën për hetim dhe reagim të menjëhershëm. Raportim i detyruar (mandator)—mandatory reporting : Ato sisteme të raportimit të sigurisë së pacientit që sipas legjislacionit dhe / ose rregullimit kërkojnë raportimin e ngjarjeve anësore të veçanta(specifike) Raportim vullnetar—voluntary reporting: Ato sisteme të raportimit të sigurisë së pacientit për të cilat raportimi i ngjarjeve të sigurisë së pacientit është vullnetar(jo i detyruar) . Përgjithësisht, pranohen raportime mbi të gjitha tipat e ngjarjeve.
Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Sigurisë se Institucioneve Shëndetësore
Sektori i Te Drejtave Te Pacientit, Menaxhimit Te Rreziqeve Dhe Gabimeve Mjekësore
Adresa: Bul. Zogu I, SUOGj “Mbretëresha Geraldine”.Tirane.
WWW.QKCSAISH.GOV.AL E-mail: [email protected]
Sektori: I Sigurise dhe Te Drejtat e Pacientit
APPLICATION FORM FOR HEALTH PACKAGE STAYS AT “WIELICZKA” SALT MINE UNDERGROUND REHABILITATION AND TREATMENT CENTRE (to be filled out and posted to the Centre) I BOOK HEALTH PACKAGE STAY – period: . (periods as set in the health package stays offer)* □ The Salt Mill Guest Rooms I book: □ single room; □ double room; □ triple room; □ FB (4 meals); □ HB (2
FLUOXEBELL Consumer Medicine Information What is in this leaflet Do not take FLUOXEBELL together with pimozide, a drug to treat neuroleptic disorders. FLUOXEBELL should not be used in children and adolescents under 18 years of age as the safety and efficacy of FLUOXEBELL in this age group has not been established. Ask your doctor or pharmacist