Republika e Kosovës / Republika Kosovo / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor Prokuroria Themelore Mitrovicë Më dt.02.05.2013. Shyqyri Syla, kryeprokuror -Raport i punës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për periudhën kohore 1 janar – 31 mars 2013 - Çështjet e burimeve njerëzore Në Prokurorin Themelore të Mitrovicës punojnë 10 prokuror prej të cilëve njëri është i nacionalitetit serb. Duke pas parasysh situatën e krijuar në Mitrovicë konsideroj se në këtë prokurori duhet të emërohen minimum edhe dy prokuror. Këtë e arsyetoj me atë se një kohë kjo prokurori ka pranuar vetëm lëndë të karakterit emergjent nga ana tjetër një prokuror i emëruar në këtë tre-mujor ka kaluar në prokurorin themelore të Prishtinës.
Nga ana tjetër nga policia na vinë informata se është një numër i konsiderueshëm i
lëndëve të cilat nuk kanë mundë të sillen në prokurori për shkak të rrethanave tash më të njohura dhe presim një invazion të lëndëve të reja.
Gjithashtu në zyrat e kësaj prokurorie në veri të Mitrovicës është një numër i madhe i
lëndëve dhe atë nga viti 1999 deri në vitin 2008 kur ne jemi larguar nga ajo pjesë e qytetit, me këtë e justifikoj kërkesën time për pranimin e së paku dy prokurove dhe minimum tre bashkëpunëtorëve profesional në mënyrë që kjo prokurori të mund të funksionon normalisht
- Numri i stafit mbështetës – pozita Në këtë prokurori në stafin mbështetës punojnë gjithsejtë 28 të punësuar prej tyre 1. Administrator (1) 2. Bashkëpunëtor profesional (1) 3. Referent (4) 4. Arkivist (2) 5. Vozitës (2) 6. Dorëzues poste (3) 7. Përkthyese (1) 8. Sekretare juridike (12) 9. Pastruese (2)
Në stafin mbështetës prej numrit të përgjithshëm të të punësuarve një i punësuar është i nacionalitetit serb ndërsa një i punësuar tjetër është i nacionalitetit boshnjak. Numri i vendeve të lira për stafin mbështetës
- Një referent, i cili do të punonte veçmas në departamentin për të mitur
- Dhe nëse vendosemi në ndonjë objekt mendoj se do të ketë nevojë dy deri tri roje të
Bashkëpunimi me Sekretariatin e KPK-së është i nivelit të kënaqshëm dhe se burimet e
mija të përdorura gjatë kësaj periudhe raportuese është gjendja ekzistuese dhe nevoja për funksionimin e më tejmë e kësaj prokurorie.
Çështjet disiplinore
- Duke u bazuar në kushtet në të cilat punojmë si prokurorët ashtu edhe stafi mbështetës
vërehet një dozë e shprehur e nervozizmit tek të gjithë të punësuarit kjo për arsye se në një zyre me 20 metra katror funksionon shkrimorja e kësaj prokurorie dhe po kështu në po kaq hapsir punojnë në të njëjtën kohë katër prokuror me katër sekretare juridike dhe një bashkëpunëtor profesional. Nuk do koment se nervozizmi i shkaktuar tek të punësuarit të kësaj prokurorie vije kryesisht për atë se të njëjtit nuk munden për shkak të kushteve me e dhënë kontributin e dëshirueshëm në punën e tyre.
Hapësirat dhe pajisjet
Mendoj se do të ishte e tepërt që të flas për hapësira për arsye se edhe më lartë e ceka se
të gjithë të punësuarit punojnë në dy zyre me nga 20 metra katror edhe pse katër nga prokurorët i kamë dërguar nëpër stacione policore për të punuar në mungesë të zyrave, prapë se prapë të njëjtit gati çdo ditë duhet të vijnë në përfaqësimin e lëndëve nëpër gjykata dhe kjo po shkakton një vonesë të tepruar në punën e prokuroreve si dhe shpenzime në derivate për arsye se psh.nga Skenderaji prokurori duhet të vijë brenda ditës për përfaqësim në gjykatën e Vushtrris si dhe nga Mitrovica dhe anasjelltas. Të gjitha këto po shkaktojnë vonesa dhe pengesa në kapacitetin dhe efikasitetin e punës në përgjithësi.
Për tu përmisuar kjo situatë- si të vetmen rrugë unë e shohë kthimin në zyrat tona në
veri të qytetit ose eventualisht vendosjen në ndonjë vend tjetër të përshtatshëm për punë normale.
-Takimet e brendshme me stafin janë të shpeshta dhe temë e bisedave është, ballafaqimi
me probleme e kushteve të punës si dhe kërkesa permanente e kryeprokurorit që të bëhet rruajtja e kontinuitetit të punës si dhe ballafaqimi i punës së vazhdueshme nën presion.
Komunikimi me organet tjera
Niveli i komunikimit me Gjykatën themelore në Mitrovicë është i kënaqshëm si ndërmjet prokurorëve dhe gjyqtarëve të kësaj gjykate ashtu edhe në mes të stafit të të dy organeve.
Edhe me prokurorit tjera ekziston një komunikim i ndërsjellë dhe i kënaqshëm.
Komunikim me zyrtar policor- është në nivelin e duhur dhe nuk kemi ndonjë pengës e
cila do të duhej potencuar në këtë rast.
Caktimi i lëndëve- bëhet në bazë të numrave të radhës për secilin prokuror në mënyrë
proporcionale kurse në departamentin për të mitur punon një prokuror i veçantë.
- numri i lëndëve të pranuara në këtë tre mujor në këtë prokurori është 343 lëndë të të
- sipas parimit të punës të prokurorisë kryeprokurorit nuk i ndahen lëndët, por që i njëjti
pos që merret me organizimin e punës së prokurorisë të administratës dhe prokurorëve kryeprokurori bënë cilësimin e lëndëve që hyjnë në prokurori merë pjesë në takime me prokurorin e shtetit dhe KPK-në, merr pjesë në takimet me Eulexin, udhëheqë me kolegiumet e prokurorve, u jep ndihmesa-këshilla të gjithë prokurorve në rast të lendeve
më të komplikuara dhe është personi i cili asnjëherë nuk mungon nga puna vetëm në rastet më të domosdoshme kur e kërkon nevoja.
1.Prokurori Ismet Ujkani ka pranuar 13 lëndë
2.Prokurorja Vahide Badivuku ka pranuar 12 lëndë
3.Prokurori Njazi Rexha ka pranuar 11 lëndë dhe
4.Prokurorja Zejnije Kela ka pranuar 9 lëndë
5.Prokurori Naim Beka ka pranuar 73 lëndë
6.Prokurorja Fetije Bajrami ka pranuar 81 lëndë
7.Prokurorja Fikrije Sylejmani ka pranuar 66 lëndë
8.Prokurori Sahit Tmava ka pranuar 78 lëndë
Prokurori Ismet Ujkani në këtë periudhë raportuese ka punuar si vijon: -ka ngritë 6 akuza ndaj 10 personave,
- ka bërë dëgjimin e 6 personave në cilësi të dyshuarve
- 4 persona ka dëgjuar në cilësi të dëshmitarit
- në 17 raste ka dhënë mendime në mjetet e rregullta dhe jashtëzakonshme juridike
- ka nxjerrë 6 aktvendime mbi fillimin e hetimeve
- në dy raste ka kërkuar shqiptimin e denimit për të mitur
Prokurorja Zejnije Kela në këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-në 2 raste ka kërkuar pushimin e hetimeve
-ka marrë pjesë 10 here në seanca për caktimin e paraburgimit
-ka bërë propozim për ndëshkim në 3 raste
Prokurori Njazi Rexha në këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-ka ngritur 9 aktakuza ndaj 11 personave
-ka dëgjuar 8 persona në cilësi të të pandehurve
-ka dëgjuar 16 persona në cilësi të dëshmitarit
-ka marrë pjesë në 5 seanca për caktimin e paraburgimit
-ka kryer 19 lëndë PPN dhe
-ka dhënë mendime lidhur me mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike si dhe
kërkesa për mbrojtjen e ligjshmëris në 45 raste Prokurorja Vahide Badivuku në këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-ka dëgjuar 9 dëshmitar në procedurën e hetimit
-ka marr pjesë në 3 seanca të paraburgimit
-ka kryer 5 lëndë nga regjistri PPN dhe
-ka dhënë në 15 raste mendime lidhur me mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme
juridike Prokurori Sahit Tmava në këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-ka marrë në pyetje 2 të akuzuar dhe 3 persona në cilësi të dëshmitarit
-ka bëre 5 aktvendime mbi fillimin e hetimeve
Prokurori Naim Beka në këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-ka marrë pjesë në 8 seanca për caktimin e paraburgimit
-ka marrë pjesë në 33 raste në shqyrtimin fillestar
-nga regjistri PPN ka kryer 3 lëndë dhe
-në 6 raste ka dhënë mendim lidhur me mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme
juridike Prokurorja Fetije Bajrami Shala ne këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-në 20 raste ka dhënë mendimin lidhur me mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme
-në 3 raste lëndët i ka ceduar në prokurorin përkatëse
Prokurorja Fikrije Sylejmani në këtë tre mujor ka punuar si në vijim:
-në 9 raste ka dhënë mendime në mjetet e rregullta juridike dhe
Mënyra e përdorur për caktimin e lëndëve është bërë në bazë të numrave me të cilët
identifikohen prokurorët, kurse në rastet kur lëndët janë të natyrës më të ndërlikuar kryeprokurori është kyçur personalisht dhe në të gjitha rastet të tilla ka konsultuar prokurorët e lëndës dhe i ka orientuar në punën e më tejme.
Efektiviteti-efikasiteti i punës së prokurorit
Në këtë tre mujor efikasiteti i punës është i kënaqshëm përkundër vështërsive që kamë
cekur më lartë lidhur me kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët, falë angazhimit maksimal të kryeprokurorit në koordinimin e të gjitha punëve në prokurori si: këshillime lidhur me lëndët e ndërlikuara, koordinimit të punës me policin etj. masat e ndërmarra nga prokurorët gjatë hetimit ishin konsultimi i punës me hetuesit dhe orientimi i punës së hetuesve në të gjitha çështjet që i janë paraqitur prokurorisë.
Trajnimet
Në këtë tre mujor disa nga prokurorët kanë marr pjesë në trajnime 2 prej të cilëve jashtë
vendit kurse disa nga prokurorët për shkak të volumit dhe intensitetit të madh të punëve nuk kanë mujtë të marrin pjesë në trajnime.
KPK-së i propozoj që për përmasimin e kapaciteteve të kësaj prokurorie të bëjë
përpjekje në suaza të mundësive që të bëjë zgjidhjen e hapësirave ku duhet të punojmë dhe realizimin e kërkesës për punësim të prokurorve dhe stafit të kërkuar nga ana ime.
Guide to Bury Stop Smoking Service Background • Every 20 cigarettes shorten your life expectancy by 1.5 to 2 hours • Smoking is the biggest single cause of ill health and premature death in • Approximately 1 in 4 adults in the UK smoke. • Around 106,000 people die each year from a smoking related illness • Over 80% of all lung cancer deaths are caused by smoking • Survey
Name: ____________________________ D.O.B. ____________________________ Name: Age: Sex: Date: Referring Physician: • Where is your pain? (Please circle all that apply) Back, Neck, Right Leg, Left Leg, Right Arm, Left Arm, Chest, Abdomen, Head, Face, Groin, Other _________________________________________________. • When did the pain first start? (Month and Year) • How did